Policia asgjëson mbi 40 mijë bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës NULL NULL 06.07.2025 12:38 06.07.2025 12:38 Foto nga Policia e Shtetit Policia e Shqipërisë gjatë kontrolleve në territorin e Qarkut Shkodër gjetën dhe asgjësuan 40 mijë e 621 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa. Sipas njoftimit të policisë, për shpërdorim detyre u proceduan penalisht tetë kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi, transmeton Klankosova.tv. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”: -D. V., kryetar i fshatit Pecaj -R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë -N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj -L. M., kryetar i fshatit Nicaj -Gj. K., kryetar i fshatit Mollë -L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: -P. I., kryetar i fshatit Bzhetë -Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj -M. Ç., roje pyjesh -M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përmirësimi i rregullores, Kushtetuta “bllokuese” e Kuvendit të ndërrohet (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, ky është polici që IPK-ja rekomandoi të supsendohet 11 minuta më parë
Kosova Cakolli: Këmbëngulja nga VV-ja për votim të fshehtë është manipulim procedural 11 minuta më parë