Policia asgjëson mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër NULL NULL 15.06.2025 09:27 15.06.2025 09:27 Foto nga Policia e Shqipërisë Policia e Shqipërisë ka lokalizuar dhe asgjësuar 12 mijë e 203 bimë dhe fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa, në Shkodër. Kjo u realizua në bazë të inteligjencës policore dhe monitorimit nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, transmeton klankosova.tv. Rastet konkrete: -Njësia administrative Pult, Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. -Njësia administrative Temal, Vau i Dejës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre; Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre. Sakaq, policia ka bërë të ditur se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin", thotë Bilalli 16 minuta më parë
Kosova “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse 21 minuta më parë
Kosova Bilalli: Deklarimi i Trumpit tregon se Ballkani do të jetë fokus edhe në të ardhmen 40 minuta më parë