Policia arreston edhe tre të dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Deri më tani katër persona janë arrestuar lidhur me inicdentin gjatë ndeshjes Gjilani – Ballkani. Ata dyshohet se e kanë sulmuar portierin e Ballkanit Stivi Frashëri. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani. “Policia e Kosovës pas punës hetimore ka arritur të arrestojë edhe tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në incidentin gjatë lojës në qytetin e Gjilanit. Pra, deri më tani i kemi katër të dyshuar lidhur me rastin”. Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hyjn% në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka. Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim. Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit
Video Lajme Lajçak thotë se vendimet e Kurtit e befasuan dhe ia prishën planet - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 20: 14