16:10, 20 Prill 2019

Policia e Irlandës së Veriut ka arrestuar dy adoleshentë në lidhje me vrasjen e gazetares investigative 29-vjeçaren, Lyra McKee, thanë autoritetet të shtunën.

Dy adoleshentët janë të moshës 18 dhe 19 vjeç dhe u arrestuan nën aktin e terrorizmit, tha Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) në Tëitter.

Ata janë dërguar në një stacion policor në Belfastin qendror.

McKee, një gazetar e pavarur, e cila shkroi artikuj për The Atlantic dhe Buzzfeed Neës, u vra në zonën Creggan të Londonderry, i njohur edhe si Derry, ndërsa policia e përshkroi si një “incident terrorist”.

PSNI lëshoi pamjet e xhirimeve me shpresën se anëtarët e publikut do të japin informacion për të ndihmuar në hetimin e vrasjes së McKee.

Pamja me sa duket kapi momente e fundit të Mckee në orën 10:00, të enjten, kur ajo qëndronte në mesin e një turme dhe ngriti telefonin e saj për të kapur trazirat që po ndodhnin para saj.

McKee qëndronte pranë një automjeti të policisë kur ajo u plagos nga të shtëna e një personi të armatosur.

Ajo vdiq menjëherë pas lëndimve të mëdha, tha ndihmës shefi i policisë Mark Hamilton për gazetarët të premten.

Konkurs Pune

Lexo më shumë