Policia apelon tek qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia apelon tek qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt

NULL NULL
15/04/2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, janë evidentuar rastet: Janar 161 raste,  Shkurt 151 raste dhe në Mars 169 raste të dhunës në familje, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

“Andaj referuar rasteve të ngritura ndër vite si dhe në veçanti referuar situatës dhe rrethanave qe gjendemi në këtë kohë pandemie, ku kërkohet qëndrimi i qytetareve ne shtëpi, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës edhe përkundër angazhimeve shtesë këto raste i trajton me prioritet dhe bënë apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër,  t`i raportojnë  këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor”.

“Trajtimi i rasteve me prioritet nga ana e PK-së, bashkëpunimi i qytetareve me policinë dhe sensibilizimi i qytetarëve, ka ndikuar në ngritjen e raportimit të rasteve ndër vite, ku gjatë vitit 2017 kanë qenë të raportuara 1.269 raste, në vitin 2018 kanë qenë 1.541 dhe ne vitin 2019 kanë qenë 1.915 raste të raportuara në nivel vendi”.