Policia amerikane jep detaje për Klankosova.tv rreth rastit tragjik në Florida: Gruaja e qëlloi disa herë Pajtim Krasniqin NULL NULL nga Liridona Gashi 29.11.2024 17:55 nga Liridona Gashi 29.11.2024 17:55 Kosovari i vrare ne Florida, Pajtim Krasniqi Më 26 nëntor, në Florida të ShBA-së u raportua për një vrasje të dyfishtë. U tha se të vrarë kanë mbetur një çift, pa u specifikuar nacionaliteti i tyre e pa u dhënë detaje mbi rastin. Por, policia e Hallandalle Beach ka dhënë detaje për Klankosova.tv për rastin tragjik, duke konfirmuar se i vrarë mbeti çifti kosovar. Sipas policisë amerikane, thuhet se e ndjera Sabrina Krasniqi e ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e, Pajtim Krasniqi, saj disa herë. “Me të mbërritur, oficerët zbuluan një skenë tragjike ku përfshiheshin burri dhe gruaja, 34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi, të dy të vdekur nga plagët e dukshme me armë zjarri”. “Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën vetes. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, thuhet nga Polica e Hallandalle Beach. Ndër tjera, nga policia ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. Për rastin në fjalë ka reaguar motra e të ndjerit e cila ka thënë se vëllain e saj e vrau gruaja e tij. Madje ajo e quan tradhti këtë akt, pasi sipas saj, i ndjeri e donte dhe i besonte aq shumë gruas së tij. “Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, ka shkruar motra e viktimës në Facebook. “Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi. Rrethanat e vrasjes ende mbesin të paqarta dhe nuk dihet motivi i këtij akti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.