Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor NULL NULL 08.07.2025 15:31 08.07.2025 15:31 Policia e Kosovës Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të së hënës, kur në stacionin policor derisa po intervistohej një i dyshuar, e ka sulmuar policin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Derisa në rastin e dytë, po të njëjten ditë në ora 10:00, një person u arrestua pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili i kishte shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Të dy rastet po cilësohen si “Sulm ndaj personit zyrtar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 4 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë