Policët e Floridës nxjerrin aligatorin nga një shtëpi (FOTO) NULL NULL 21.11.2023 15:06 21.11.2023 15:06 Policia u thirr në një shtëpi në Florida të ShBA-së për të larguar një hajdut gjakftohtë – një aligator. Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Rosa tha se ekipet iu përgjigjën një shtëpie ku një banor po kërkonte ndihmë për të hequr “mysafirin e pazakontë”. “Rezulton se organet e rendit tanë tani janë certifikuar në Alligator Wrangling 101”, thuhej në postim. Aligatori u kap në mënyrë të sigurt dhe u zhvendos në strehën e kafshëve të egra të Bregut Emerald. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.