“Policë për kokë” me premierë madhështore në zemër të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 15.01.2023 14:47 15.01.2023 14:47 Filmi shqiptar i regjisorit Aldo Marko, “Policë për kokë” ka mbajtur premierën e tij ekskluzive edhe në Prishtinë. E për ta promovuar prurjen e re kinematografike, në kryeqytetin kosovar kishin ardhur kasti i aktorëve të filmit përfshirë emrat më me nam: Nik Xhelilaj, Olsi Bylyku, Alfred Tribecka, Sara Kolami, Besnik Tafallari e të tjerë. Por, veç kastit, pjesëmarrës në ceremoninë madhështore të premierës së “Policë për kokë”, ishin edhe personazhet publike duke theksuar ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, MC Beka si dhe Urimi e Alisa. Ambientet e kinemase Cineplexx ku do të shfaqej filmi për herë te parë në Kosovë, tashmë ishin mbushur nga të ftuarit, ndërsa pas koktejit të organizuar, të gjithë u futën me padurim në sallë. Pas përfundimit të filmit, i cili zgjati plot 100 minuta, ishin duartrokitjet e audiences ato që dhane vulën e sukesit, e që nuk kishin të ndalur për minuta me radhë. Premierë e njëjtë, veç se akoma më madhore e më spektakolare ishte mbajtur në Tiranë, ku morrën pjesë figurat publike më eminente në trojet shqipfolëse. Gjithsesi, këto ishin vetëm disa informacione rreth premierave të “Policë për kokë”, për detaje të tjera, më specifike e më interesante, do të njoftoheni sonte në emision Prive, me një material të përgatitur enkas për filmin e Aldo Markos.