8:54, 17 Tetor 2019

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka kthyer përgjigje ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott  rreth çështjes së flamurit kuqezi në zyrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Faleminderit për përgjigjen tuaj të qartë. Të gjithë i kuptuam”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

Kjo përgjigje e tij erdhi pas asaj të ambasadës britanike në Kosovë bërë të mërkurën, transmeton Klan Kosova.

Në reagimin e saj kjo ambasadë theksoi se është punë e tyre që të punojnë me akterë udhëheqës politikë në Kosovë, dhe nuk zgjedhin se si bashkëbiseduesi rregullon dhomën, njofton Klan Kosova.

”Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.

Reagimet e Vuçiqit erdhën pas një takimi që pati në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kreun e shtetit serb e kishte nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar, transmeton Klan Kosova.

 

Ambasada Britanike i reagon Vuçiqit për flamurin kuqezi në zyrën e Albin Kurtit

Konkurs Pune

Lexo më shumë