Pogba viziton Qaben për Ramazan: Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë NULL NULL 16.05.2019 17:01 16.05.2019 17:01 Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka bërë një vizitë në Mekë, gjatë muajit të Ramazanit. 26-vjeçari hyri në një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit në Arabinë Saudite pas përfundimit të sezonit në Premieligë. Kjo nuk është vizita e parë e francezit, pasi e ka bërë udhëtimin edhe në fund të dy sezoneve të fundit. Ai shpërndau disa foto nga vizita e tij në rrjetin social Instagram, së bashku me përshkrimin: “Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë”. Francezi shpreson se udhëtimi do ta kthejë me më shumë vetëbesim, pas një sezoni zhgënjyes në Old Trafford. Mesfushori i talentuar flitet se nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e Realit, megjithatë ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.