Pogba s’i ndal lotët pas shansit të ri NULL NULL 28.06.2025 23:37 28.06.2025 23:37 Paul Pogba ka nënshkruar sot një kontratë dyvjeçare me AS Monacon, duke u rikthyer në futboll pas një pezullimi 18-mujor pasi u zu me doping. Gjatë ceremonisë së firmosjes, mes emocioneve, Pogba shpërtheu në lot, efekt i lehtësimit dhe mirënjohjes për këtë mundësi të re . Ai do të veshë fanellën kuqe e bardhë deri në qershor 2027 dhe e përshkroi këtë moment si “rikthim” pas një periudhe të gjatë mungese. Monaco e mirëpret me entuziazëm, duke treguar besim të plotë te Pogba për të rigjallëruar karrierën e tij në Ligue 1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.