Podujevë: Tre persona dyshohet se u helmuan nga amoniaku i frigoriferit NULL NULL 31.10.2024 01:44 31.10.2024 01:44 Foto ilustruese. Tre persona dyshohet se janë helmuar nga amoniaku. Rasti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në një lokal në qytetin e Podujevës. Dyshohet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një frigoriferi. Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv “Tash për tash janë stabil plotësisht. Mirë është gjendja e tyre. I kanë bërë analizat e krejt çka është e nevojshme. Po observohen në QE”, tha ky burim për Klankosova.tv Ai theksoi se këto helmime dinë të jenë goxha të rrezikshme. Ndryshe sonte Llapi.info raportoi se në një lokal në sheshin e Podujevës kishte shpërthyer një bombolë e gazit, njofton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025