Podujevë: Hajnat hyjnë të armatosur në një shtëpi dhe përleshen me familjarët

Podujevë: Hajnat hyjnë të armatosur në një shtëpi dhe përleshen me familjarët

NULL NULL
1 month më parë

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë brenda një shtëpie në Podujevë.

Të dyshuarit janë përleshur me viktimat.

Sipas policisë ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Ata kanë arritur ta vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen.

VJEDHJE GRABITQARE

Podujevë 23.10.2021 – 04:30. Dy viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Të dyshuarit janë përleshur me viktimat. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit. Rasti është duke u hetuar.