Podujeva nderon me shtatore “Mandelën e Ballkanit” (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 05.03.2023 20:42 nga Flamur Gajtani 05.03.2023 20:42 Vepra atdhetare e Adem Demaçit kaloi kufijtë. Veprimtari qe lindi në Lupç të Podujevës, dha shumë kontribut për çështjen kombëtare e tani 5 vjet pas vdekjes vendlindja do ta nderojë me një shtatore në qendër të qytetit. Për këtë punë, komuna ndau nga buxheti sivjetmë 60 mijë euro, e po diskutohen tri lokacione. Pasi të vendoset për pozicionin, do hapen e ofertat për aplikim e në përzgjedhje do pyetet edhe familja e ish-gazetarit e shkrimtarit. Si fort të nevojshme figurën në bronz të “Mandeles së Ballkanit” këtu, e shohin edhe llapjanët. Me nderimin që do i bëhet ish-të burgosurit politik, janë të kënaqur edhe qytetarët e tjerë. Shtatorja e përfaqësuesit politik të UÇK-së pritet të përurohet në përvjetorin e vdekjes më 26 korrik ose më së largu në Ditën e Flamurit më 28 nëntor/Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.