Podujeva e “ndihmon” krejt Kosovën për dokumentet e gjendjes civile (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Podujeva e “ndihmon” krejt Kosovën për dokumentet e gjendjes civile (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 23/09/2022

Komuna e Podujevës ka hapur dyert për mysafirë.

Meqë zyrtarët komunalë të Podujevës nuk janë në grevë, ashtu siç ndodhi me të tjerët, ata presin edhe qytetarë të komunave tjera për të kryer punë administrative.

Komunarët po thonë se kanë fluks të shtuar të punës këtyre ditëve, ndonëse Klan Kosova të premten, për aq kohë sa qëndroi aty, nuk hasi në ndonjë banor jo-llapjan.

Në përjashtim të certifikatës së vdekjes, certifikatës familjare dhe atë nga arkivi shërbimet mund të merren edhe përmes E-kioskave që janë në tri pika në këtë komunë.