15:47, 19 Prill 2019

Tottenham Hotspurs mund ta shesin Kieran Trippier dhe Danny Rose në mënyrë që të mbledhin para për transfere gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri i këtij klubi, Mauricio Pochettinio, po shpreson që t’i ketë në dispozicion 150 milionë funte këtë verë në mënyrë që ta përforcojë skuadrën, sipas Daily Mail.

Buxheti i tij fillestar pritet të jetë 60 milionë funte, mirëpo mund të rritet deri në 100 me shitjen e lojtarëve.

Danny Rose, Victor Ëanyama dhe Georges-Kevin Nkoudou besohet se janë të disponueshëm, përderisa nuk dihet e ardhmja e Christian Eriksen, Toby Alderëeireld dhe Kieran Trippier, shkruan Goal.

Konkurs Pune

Lexo më shumë