10:04, 31 Mars 2020

Dwayne Johnson ka disa lajme të mira për fansat e Fast &Furious, e veçanërisht për ata që pëlqejnë karakteret Hobbs dhe Shawn.

Pas suksesit të filmit gjatë vitit të kaluar, Dwayne thotë se një vazhdim i tij është në proces!

Dwayne u ribashkua me Jason Statham për filmin e mbushur me aksion, në të cilin bëjnë pjesë edhe Idris Elba dhe Vanessa Kirby. Filmi fitoi 759 milionë dollarë në të gjithë botën.

“Jemi duke zhviluar një film tjetër dheunë jam shumë i entuziazmuar për këtë. Tani thjesht duhet ta kuptojmë krijimtarinë dhe drejtimet në të cilat do të shkojmë”, deklaroi Dwayne.

F9, filmi i nëntë me radhë i Fast, ishte paraparë që të publikohej gjatë kësaj pranvere, por tani është shtyrë për në prill të vitit 2021 për shkak të krizës shëndetësore.

Konkurs Pune

Lexo më shumë