Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara NULL NULL 29.06.2025 12:52 29.06.2025 12:52 Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë. 65 vjeçarja, D.K, po udhëtonte drejt Greqisë kur u ndalua në pikën kufitare në Kakavijë nga autoritetet shqiptare. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit transmeton Klankosova.tv. “Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet tutje në njoftim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Netanyahu do të takohet me ministrat sonte për bisedime mbi Gazën dhe marrëveshjen e pengjeve 20 minuta më parë
Kosova Masat e BE-së, Ahmetaj: Nëse s’jemi seriozë me votuesit, pse Brukseli të na trajtojë seriozisht? 24 minuta më parë