14:17, 28 Janar 2020

Policia në Kukës ka arrestuar një shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

I arrestuari është A.G., 59 vjeç, banues në Vlahën, Has. Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Benz”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi A.G., kundrejt fitimit do ti ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Top Channel/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë