11:00, 15 Shtator 2019

Jo gjithmonë ardhja në jetë e një fëmije tjetër është diçka e mirëpritur nga fëmija i parë, sidomos nëse kjo ndodh gjatë 3 viteve të para të jetës, kohë gjatë së cilës fëmija dëshiron të ndihet gjithmonë në qendër të vëmendjes së prindërve. Përveç këtij fakti mund të jenë edhe disa gabime që shpesh prindërit bëjnë të cilat mund ta komplikojnë edhe më shumë gjendjen.

Në disa raste xhelozia e fëmijës së parë është e ka zanafillën nga mendimet se ai tashmë nuk është i “mjaftueshëm” për prindërit dhe për këtë arsye duhet të zëvendësohet, gjë e cila mund të thellohet edhe më shumë nëse fëmija që po vjen në jetë është i së njëjtës gjini.

Por si ta bëjmë sa më të thjeshtë pranimin e vëllai apo motrës nga fëmija tjetër? Ja cfarë këshillojnë psikologët.

Mos lejoni që ta marrë vesh lajmin e shtatzënisë nga të afërmit tuaj, madje as nga gjyshja apo gjyshi pasi në të kundërt mund të rrezikoni të humbni besimin e tij.

Mos ja prezantoni vëllanë apo motrën si një shok me të cilin do të luajë, pasi në momentin që do ta shikojë që në të vërtetë nuk është kështu do të zhgënjehet. Do të ishte më mirë që t’i blinit një arushë apo kukull dhe më pas t’i mësonit si të kujdesej për të. Kjo do ta ndihmonte atë për të identifikuar vëllanë apo motrën si një “kukull” me të cilën mund të “luajë” (të kujdeset për të, t’ju ndihmojë ju).

Mos ja mbani të fshehur atë që do të ndodhë. Ju duhet t’i shpjegoni fëmijës tuaj se do të shkoni në spital, por që do të ktheheni sa më parë të jetë e mundur në mënyrë që të kujdeseni për të. Mos ikni në spital pa e puthur dhe përqafuar, si edhe e lejoni të vijë t’ju vizitojë gjatë ditëve që do të qëndroni atje pas lindjes së fëmijës.

Pas lindjes nuk duhet ta detyroni të shikojë fëmijën. Ndërkohë, i blini një lodër dhe ja prezantoni si një dhuratë nga ana e vëllait të tij. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të mos e bërë të ndihet xheloz ndërsa shikon dhuratat që vijnë për të voglin.

I evitoni situatat në të cilat e gjithë vëmendja është tek fëmija i vogël. Ju gjithashtu duhet të flisni me të dhe për të. Duhet të bëni sa më shumë biseda që kanë veprimet e tij si subjekt, jo vetëm me pjesëtarët e familjes tuaj, por edhe me të afërmit që ju vijnë për vizitë. Ju mund të flisni për mënyrën si e ka kaluar ai ditën etj. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë moment e luan edhe babai, i cili mund ta nxjerrë për një shëtitje në mënyrë që të kalojnë pak kohë të dy bashkë.

Mos e detyroni të marrë në krah fëmijën, por ndërkohë as mos e pengoni ta prekë. E lejoni ta marrë në krahë në momentin që ai ka dëshirë, dhe sigurisht gjithmonë nën mbikëqyrjen tuaj.

Mos e qortoni nëse sjellja e tij pëson regresion, shkrtuan supergratë. Nëse ai kërkon biberonin, thith gishtin, flet si një fëmijë i vogël etj, përpiquni t’ia plotësoni sepse ai vepron në këtë mënyrë për t’u siguruar se ju do të kujdeseni ende për të, pra ai është ende po aq i rëndësishëm sa vëllai apo motra.

Mos i kaloni nevojat e tij në plan të dytë por përpiquni të bëni të njëjtat gjëra që bënit edhe para lindjes së fëmijës tjetër. Flisni me të për mënyrën si ndihet, duke u treguar e kuptueshme në lidhje me ndjenjat negative që ai mund të ketë brenda vetes.

Mos filloni të bëni asnjë aktivitet me fëmijën e vogël nëse nuk jeni siguruar se fëmija tjetër është duke u marrë me aktivitetet e tij, duke u përpjekur ndërkohë të organizoheni në mënyrë të tillë që të jeni në gjendje t’i përpiqeni edhe kërkesave të tij, që me siguri do të fillojnë pikërisht në momentin që jeni duke u marrë me të porsalindurit pikërisht për të tërhequr vëmendjen tuaj.

I shprehni gjithmonë se ai i pëlqen shumë vëllait apo motrës, duke i treguar të gjitha buzëqeshjet që ai bën. Ju duhet t’i theksoni se të gjitha ato buzëqeshje i dedikohen atij sepse fëmija është i lumtur që ka një vëlla më të madh me të cilin mund të rriten bashkë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë