Po shuanin flakët në pyll, vriten dy zjarrfikës në SHBA NULL NULL 30.06.2025 09:15 30.06.2025 09:15 Një burrë i armatosur me pushkë shkaktoi qëllimisht një zjarr në pyll dhe më pas filloi të qëllonte drejt ekipeve të ndihmës së shpejtë në një komunitet malor në veri të Idaho-s, duke vrarë dy zjarrfikës dhe duke plagosur një të tretë gjatë një breshërie me armë zjarri gjatë disa orëve. “Ne besojmë se i dyshuari e nisi zjarrin dhe besojmë se ishte një pritë dhe e qëllimshme. “Këta zjarrfikës nuk patën asnjë shans.”, tha Sherifi i Qarkut Kootenai, Bob Norris. Zyrtarët e Sherifit thanë se ekipet iu përgjigjën një zjarri në Malin Canfield, pak në veri të Coeur d’Alene, rreth orës 13:30, dhe u raportuan të shtëna me armë zjarri rreth gjysmë ore më vonë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Hetuesit thanë se personi i armatosur veproi i vetëm. “Ne besojmë se ai ishte i vetmi person që qëlloi në atë mal në atë kohë”, tha Norris. Autori i dyshuar i sulmit është gjetur i vdekur me një armë pranë tij dhe besohet se ka vepruar i vetëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shoqëria civile: Kuvendi nuk mund të mbetet peng, bllokada po cenon rendin demokratik 17 minuta më parë
Kosova Takimi mes liderëve pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar, Jehona Lushaku-Sadriu sot në “DPT te Fidani” 29 minuta më parë
Kosova BE-ja konfirmon se autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit 33 minuta më parë