14:48, 10 Prill 2019

40 vjet pas filmit të famshëm “Grease” po punohet për një film që do të shërbejë si pararendës i tij.

Sipas raportimeve të The Hollywood Reporter, ky film do të quhet “Summer Loving” dhe tregon rrëfimin e një greaser-i problematik Danny Zuko (që ishte luajtur nga John Travolta) dhe herën e parë kur ai e kishte takuar dashurinë e tij Sandy Olsson (që ishte luajtur nga Olivia Newton John).

Titulli natyrisht se vjen nga kënga “Summer Nights” në të cilën flitet për takimin e parë të tyre.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar ndonjë datë se kur do të dalë ky film skenari i të cilit do të shkruhet nga skenaristi veteran, John August.

Konkurs Pune

Lexo më shumë