“Po ndihem i çliruar”, Vullneti flet pas rrëfimit që bëri për herë të parë! NULL NULL 27.12.2024 23:52 27.12.2024 23:52 Vullneti ka folur pas rrëfimit ekskluziv që e bëri në Big Brother VIP Kosova 3 ku tregoi se është ‘gay’. Ai derisa fliste pranë motrës së tij tha se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse tha se do që të tregojë se seksualiteti duhet të pranohet edhe nga familjarët dhe rrethi i gjerë. “Unë kam luftuar shumë që të jem Vullneti që lufton për të vërtetën dhe tani po ndihem i çliruar”. “E di që pas kësaj historie do të paragjykohem shumë, kam me u shajtë shumë, por jam mësuar me këto sharje dha paragjykime, por besoj se pas një periudhe të gjatë, kjo do të ndikojë shumë mirë tek njerëzit e tjerë që të mësohen dhe të pranojnë se si jetojnë dhe çka duan”, tha Vullneti, njofton Klankosova.tv. Për t’i parë këto rrëfime ekskluzive të Vullnetit, klikoni në videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.