Lajmet e fundit
Telashet me qentë endacakë nuk po u largohen as banorëve të fshatit Bibaj të Ferizajt.
Elsa Aliu, banore e këtij fshati, tha në emisionin “Fole me Arin” në Klan Kosova se numri i qenve endacakë është rritur ndjeshëm dhe se ata po paraqesin rrezik për banorët.
“Poblem është se qentë janë shumuar shumë. Janë diku 11 qen që sulmojnë banorët e fshatit. Para një muaji ka qenë një rast kur është sulmuar një vajzë, e para dy ditësh është sulmuar një grua”, tha Aliu.
Ajo theksoi se banorët deri tani nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, ndërsa kërkoi reagim nga institucionet lokale.