Lajmet e fundit

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar, kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Qaka”, në Kaçanik, derisa zyrtarët policorë ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik njërit prej të dyshuarve, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Policisë, gjatë intervenimit, të dyshuarit kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë, duke i penguar ata në kryerjen e detyrës.
Si pasojë e sulmit, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.