Po i thonë ‘Profesor mos u merr me ta’ por Mustafa nuk e lë pa i komentuar këshilltarët e Qeverisë Haradinaj NULL NULL 12.01.2019 11:48 12.01.2019 11:48 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka komentuar numrin e këshilltarëve të Qeverisë Haradinaj duke bërë krahasim me kohën kur e drejtonte vet Qeverinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova. Përmes një statusi në Facebook, Mustafa tha se në Qeverinë e tij , Kryeministri i ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra. Më poshtë statusi i plotë i tij: “Të dashur miq, Ditë më parë u publikua se Kryeministri i tanishëm ka vendosur ti ketë 35 këshilltarë e disa zëvendëskryeministra nga 11. Nga kabineti i kryeministrit u arsyetua se edhe qeveria e drejtuar nga LDK ka lënë pas vetes numër të madh të këshilltarëve, flitej për qindra. Ata që japin deklarata duhet ta dinë se qeveria që shkon nuk lë pas vetes asnjë këshilltar, pasi këta shkojnë me qeverinë (Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat). Në qeverinë time, Kryeministri i ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra. Numri tjetër prej rreth 400 të punësuarve pranë Zyrës së Kryeministrit janë punonjës të Agjencisë së Veterinarisë dhe të Institutit të Statistikës, për të cilit kishim iniciuar procedurat ligjore që të kalojnë në ministritë përkatëse, ashtu siç patëm vepruar me Agjencionin e arkivave. Natyrisht se nuk është çështje ime të udhëzoj Kryeministrin e tanishëm se çfarë kabineti duhet të ketë, sepse kjo i përket llogaridhënies politike të çdonjërit që ushtron funksione politike. Por, e ndjej të nevojshme të sqarojë para opinionit realitetin. Edhe pse, një numër i përkrahësve të mi po më thonë, profesor mos u merr me ta!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 52 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë