Po hyri në politikë Labi do ta lërë muzikën, liberal ndaj homoseksualëve NULL NULL 03.10.2015 22:29 03.10.2015 22:29 Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri i njohur si Labi po përgatitet që të bëjë karrierë edhe në politikë. Këtë të dytën ai e ka konsideruar si profesion shumë më të vështirë se të kënduarit, mirëpo ka thënë se në rast se ka sukses në politikë do ta lërë muzikën mënjanë, trasnmeton Klan Kosova. Këtë e ka bërë të ditur gjatë një interviste në emisionin “Me Shukin” në Klan Kosova, ku po ashtu ka shtuar se nëse nuk zgjidhet kryetar i qytetit të Ferizajt, s’do të jetë ai që do të dëshpërohet, por dikush tjetër. “Unë s’do të dëshpërohem, s’jam person që mërzitem. Do të dëshpërohen ata që s’më votojnë e s’e marrin seriozisht iniciativën time”, është shprehur Labi. Ai ka thënë se nuk ka për qëllim t’i bashkohet asnjë partie ekzistente, por se do ta formojë një parti të re, të veten. Rreth planeve të tij të politikës, Labi është pyetur edhe për qëndrimin që ka karshi homoseksualëve. Labi tha se i toleron ata, është liberal ndaj tyre për shkak se njerëzit me orientim homoseksual lindin të tillë dhe s’duhet paragjykuar. Si gjithmonë atij i është kërkuar që ta këndojë refrenin e ndonjërës prej këngëve të tij të preferuara, e ai asnjëherë nuk heziton që me zërin melodik t’ua sjellë “live” fansave të vet disa nga vargjet e ndonjërës prej këngëve të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Adelina Ismaili publikon pesë këngë: Kushtuar grave e vajzave që guxojnë t’i thonë STOP dhunës (VIDEO) 01/07/2025