Po hetohet edhe transferimi i Ronaldos te United-i NULL NULL 03/12/2021 03/12/2021 Prokurorët italianë kanë urdhëruar të hetohen zyrat e Juventusit ku mes tjerash po ekzaminohet edhe mënyra e transferimit të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United-i. Prokurorët nga Torino kanë thënë javën e kaluar që po hetojnë nëse menaxherë të lartë të Juventusit u kanë dhënë komunikime false investitorëve dhe kanë lëshuar fatura për transaksione joekzistente. Klubi e ka ritheksuar që po bashkëpunon në çdo aspekt me autoritetet në këtë çështje. Gjithçka ka nisur pas dyshimeve që Zonja e Vjetër i ka regjistruar në mënyrë false vlerat e transfereve midis viteve 2019 dhe 2021 në mënyrë që t’u ikin shkeljes së Lojës Financiare Fer.
Kosova Begaj në ditën e dytë të vizitës takohet me partitë opozitare në Kosovë, përveç LDK-së 16/08/2022