Po heqim dorë nga sovraniteti NULL NULL 16.05.2015 07:07 16.05.2015 07:07 Kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe inferiore në krahasim me Serbinë. Kështu, ish-kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur i pakënaqur me gjendjen aktuale në vend. Ai ka thënë se problemi kryesor është në sistemin e drejtësisë që, për shkak të mosfunksionimit si duhet, po kërkohet themelimi i Gjykatës Speciale. “ Ne para pak viteve hoqëm mbikëqyrjen e pavarësisë, tani po i bëjmë tre hapa prapa, po heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit” ka deklaruar Krasniqi. Ish-kreu i Kuvendit ka folur edhe për zhvillimet në Maqedoni, për të cilat ka thënë se po i ngjasojnë periudhës së Milosheviqit. Shruan, Epoka e Re. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjilani nënshkruan dy memorandume me Islamic Relief Kosova për përkrahjen e fermerëve 24 minuta më parë
Kosova Hyseni ia prezanton ambasadorit të Turqisë "projektet zhvillimore për komunën" 32 minuta më parë