Lajmet e fundit

Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka paralajmëruar ardhjen e sezonit të pestë të këtij formati shumë të ndjekur.
Përmes një postimi në Instagram, Muhameti ka ndarë emocionet e saj për nisjen e një kapitulli të ri, teksa ka bërë të ditur se shtëpia e vjetër do t’ia lërë vendin një shtëpie të re.
“Ky është moment shumë emocionues. Kur shtëpia e vjetër, e një sezoni me sukses absolut, ja lë vendin shtëpisë së re”, ka shkruar ajo.
Në fund të postimit, producentja ka lënë edhe një mesazh të shkurtër, por domethënës për fansat e formatit: “BBVK5… loading”.
Mbetet të shihet se çfarë risish do të sjellë sezoni i pestë i Big Brother VIP Kosova dhe cilët do të jenë banorët që do të bëhen pjesë e tij./Klankosova.tv
