Plumba në një restorant në zonën e Dajtit, një i vrarë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plumba në një restorant në zonën e Dajtit, një i vrarë

NULL NULL
11/11/2015

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Dajtit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së të mërkurës në parkingun e një restoranti pranë fshatit Linzë.

Nga breshëria e plumbave ka gjetur vdekjen një person, ndërsa është plagosur një tjetër. Policia ka identifikuar personin që ka ndërruar jetë si shtetasi me inicialet E.M., dhe njofton se personi tjetër i mbetur i plagosur, I.G., është dërguar menjëherë në spital për marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth ngjarjes për të zbardhur dinamikën dhe autorësinë e saj. Paraprakisht besohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale./ Top Channel/