Lajmet e fundit

Korab Shaqiri ka ndarë me ndjekësit një moment nga studio muzikore, duke lënë të kuptohet se diçka e re mund të jetë duke u përgatitur.
Shaqiri ka publikuar një fotografi, ndërsa krahas saj ka shkruar: “E diel… vikend plot me tinguj”.
Ky postim ka ngritur pikëpyetje nëse këngëtari po paralajmëron ndonjë projekt të ri muzikor, ndonëse ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Mbetet të shihet nëse “vikendi plot me tinguj” do të sjellë një këngë të re nga Korab Shaqiri./Klankosova.tv