Pllana: Është absurde që liderët tanë që 23 vjet s'i referohen saktë numrit të fëmijëve të vrarë në luftë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pllana: Është absurde që liderët tanë që 23 vjet s’i referohen saktë numrit të fëmijëve të vrarë në luftë

NULL NULL
3 months më parë

Nysret Pllana, autor i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, ka thënë që për këtë libër ka punuar me një ekip, pa e pasur përkrahjen e shtetit.

Pllana, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që “është absurde që liderët tanë që 23 vjet s’i referohen saktë numrit të fëmijëve të vrarë në luftë”.

“Aty përmenden 90 për qind e të gjitha masakrave që janë bërë në Kosovë dhe janë më shumë se 330 emra të kriminelëve serbë, në bazë të komunave ku kanë vepruar dhe ku kanë bërë krime dhe asnjëri prej tyre nuk janë marrë në pyetje. I posedojmë ne në formë private, pasi unë kam vepruar me një ekip timin dhe pa e pasur përkrahjen e shtetit, me shpenzimet e mia. Në veçanti, duhet të falënderoj mërgatën shqiptare, pasi ne i kemi shpërndarë, është edhe numri i fëmijëve të vrarë, që aq rrallë përmendet”.

“Janë rreth 12 mijë civilë të vrarë dhe numrin e saktë e kemi të fëmijëve; janë 1392 fëmijë të vrarë në periudhën 1998-1999 dhe kurrë nuk përmenden edhe 40 fëmijë që janë vrarë në periudhën e vitit 1981 – 1997 që bëjnë gjithsej 1432. Absurde kur i dëgjojmë liderët tanë, ambasadorët, diplomatët që 23 vjet rresht kurrë s’e thonë numrin e saktë të fëmijëve të vrarë. Nuk e potencojnë, vetëm thirren në referencën e Natasha Kandiqit”.

“Është çmenduri dhe analfabetizëm i politikanëve tanë”, tha ai.