Plisat nisen duke kënduar drejt palestrës ‘1 Tetori’, para ndeshjes me skuadrën polake (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plisat nisen duke kënduar drejt palestrës ‘1 Tetori’, para ndeshjes me skuadrën polake (VIDEO)

NULL NULL
08.03.2023 18:46
Plisat

Tifozët e klubit të basketbollist Sigal Prishtina, Plisat, janë nisur në numër të shumtë drejt palestrës ‘1 Tetori’, ku nga ora 19:00, Prishtina do të ketë sfidën e parë në fazën e dytë të Ligës ENBL.

Bardhekaltërit do të ndeshen me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars.

Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.