Plisat ftojnë tifozët të mobilizohen kundër gjendjes së krijuar tek klubi futbollistik Prishtina NULL NULL 20.09.2019 17:10 20.09.2019 17:10 Plisat kanë ftuar protestë kundër gjendjes së krijuar në klubin futbollistik Prishtina. Kryetari i “Plisave” Albert Kastrati, ka thënë se të gjithë po flasin vetëm për gjendjen në këtë ekip. “I gjithë kryeqyteti, të gjithë adhuruesit e klubit po flasin vetëm për një gjë… Cka po ndodhë me klubin Prishtina?! Kjo çfarë po shohim sot e 6 vite, nuk po i ngjanë Prishtinës. Duke mos mjaftuar kjo, sjelljet e kryesisë së klubit karshi kësaj situate janë për cdo kritikë. Duke e injoruar si problem, sikur Prishtina të ishte klub province, pa kurfarë historie.” Kastrati me këtë rast ka shtuar se kryesia duhet të gjejë kohë dhe të merr masa për krizën. “Në vend se të marrin përgjegjësi dhe ta eleminojnë krizën, kryesia gjenë kohë që të merren me gjëra përreth, e adhuruesit e klubit, adhurues që paguajnë biletë për ta parë këtë Prishtinë, që nuk tregon asgjë. E që në ndeshjen e fundit kishte ftuar policinë speciale për tu sjellur brutalisht ndaj tyre.” Ai shtoi se të dielën tifozët do të protestojnë nga tribunat për gjendjes së Prishtinës. “Prandaj të dielën, në ndeshje me Gjilanin ftojmë të gjithë adhuruesit e KF Prishtinës, ata që janë të shqetësuar me këtë gjendje aktuale të klubit tonë, të vijnë dhe nga tribunat gjatë ndeshjes të protestojmë kunder kryesisë së klubit, për gjendjen në të cilën ndodhemi.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.