Plevneliev: Duam paqe në Ballkan NULL NULL 26/05/2015 26/05/2015 Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev ka thënë se ekzistojnë vende të varfëra në rajon, e kjo gjë sipas tij duhet t`i bashkojë më shumë këto shtete sa i përket zhvillimit të ekonomisë, transmeton klankosova.tv. “Ne bashkërisht mund ta luftojmë terrorizimin, krizat natyrore dhe gjithçka tjetër”, ka thënë lideri i Bullgarisë gjatë punimeve të samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive ëe Procesit te Bashkëpunimit të Vendeve të Evropes Juglindore që po mbahet në Tiranë. “Ne nuk duam të ketë luftëra dhe konflikte në Ballkan, ne duam të kemi paqe dhe stabilitet, ne duam t’i qojmë gjërat përpara”, ka shtuar më tej udhëheqësi bullgar. Presidenti i Bullgarisë, Plevneliev poashtu tha se “nuk duhet të lëvizen kufijtë e Ballkanit, ata nuk duhet të jenë të dukshëm”./Klan Kosova
Kosova Qeveria: Kurti theksoi që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme, me njohjen reciproke në qendër 1 minutë më parë
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 46 minuta më parë