9:53, 31 Mars 2019

Dy të tretat e qytetarëve të Serbisë janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, të paktën po t’ju jepej mundësia të votonin për këtë çështje në referendum, edhe pse shumica mendojnë se Kosova është e humbur dhe se Serbia nuk është në gjendje të rivendosë sovranitetin mbi këtë territor.

Kështu tregon hulumtimi i fundit i realizuar nga Instituti për Çështje Evropiane ne Serbi, i cili u realizua me 1 mijë e 200 anketues në mars të këtij viti, gjetjet e të cilit u raportuan nga blic.rs, transmeton Klan Kosova.

Anketimi u realizua lidhur me njohjen e Kosovën, a konsiderojnë se e kanë humbur Kosovën, pjesëmarrjen e qytetarëve në dialogun e brendshëm, demarkacionin dhe referendumin për Kosovës .

47 për qind të popullsisë në Serbi vlerësojnë se Kosova është e humbur përderisa 41 për qind kanë mendim të kundërt. 12 për qind nuk kanë dhënë përgjigje.

Në mesin e atyre që mendojnë se Kosova është e humbur janë personat te moshës 30-60 vjeçare, me një nivel të ndërmjetëm dhe të lartë të arsimit nga të gjitha rajonet, përveç në lindje dhe në jug të Serbisë.

Pothuajse gjysma mendojnë se nuk është e mundshme që Serbia të ketë përsëri kontroll të plotë dhe sovranitet në Kosovë.

Se një gjë e tille është e mundur besojnë rreth 36% e popullsisë, e mesin e te cilëve ka më shumë burra dhe më pak të anketuar që kanë përfunduar shkollën e mesme, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve, 54 për qind, besojnë se qeveria e tanishme në Serbi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

E po të mbahej referendumi lidhur me Kosovën nesër, 74.5 për qind e të anketuarve thonë se do të votonin kundër njohjes se pavarësisë – në një masë më të madhe, burra, njerëz me të moshuar se 45 vjeç dhe ata me arsim fillor dhe të mesëm. Për njohjen e pavarësisë së Kosovës shifrat tregojnë se janë 6.2 për qind e popullsisë, 11 për qind do të votonin në referendum, ndërsa 8.3 nuk dinë se si të përgjigjen.

Konkurs Pune

Lexo më shumë