Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PLE dënon ashpër sulmin në Ferizaj ku katër kalimtarë pësuan nga thika

NULL NULL
14.11.2024 07:19

Partia Liberale Egjiptiane ka dënuar ashpër sulmin në Ferizaj, ku një i dyshuar theri me thikë katër persona, ku prej tyre ishin dy vajza të mitura dhe dy të rritur.

Të therurit janë me përkatësi nga komuniteti Egjiptian, Ashkali dhe Rom.

“Partia Liberale Egjiptiane shpreh shqetësim të thellë me rastin e ndodhur, sidomos pasi që Prokuroria Themelore në Ferizaj deklarohet se sulmuesi ka kryer veprat për shkak të përkatësisë etnike”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, transmeton Klankosova.tv.

“Situata është edhe më e rëndë për arsye se nga 4 të plagosurit, 2 prej tyre janë fëmijë dhe kjo është e papranueshme dhe sjellë pasiguri për fëmijët tonë në jetën e përditshme”, thuhet tutje.

“Autoritetet Kosovare duhet urgjentisht të marrin një qëndrim të fortë dhe të sigurojnë që tu përmbahen ligjeve ku garantohen të drejtat e njeriut për të gjithë pa dallime etnie. Racizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë Kosovare, prandaj shteti e ka për obligim të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe të sjellë drejtësi ndaj secilit rast kurdo dhe kudo që ndodhë!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.