Plani për qetësim i OSBE-së: Specialët tërhiqen nga veriu, kryetarët dorëhiqen në verë NULL NULL 03.06.2023 19:17 03.06.2023 19:17 Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujari Osmani, ka publikuar nëntë hapat drejt qetësimit dhe normalizimit të situatës në Kosovë. Në Twitter, ai ka thënë se këta janë hapat që i ka hartuar OSBE-ja për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Kosovë si dhe rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike. Këto janë 9 pikat, siç raporton Klankosova.tv: Kosova dhe Serbia ri afirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshje bazë dhe Protokollit të Ohrit. Kosova i tërheqë forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura. Policia e rregullt, me asistencën dhe KFOR-in e EULEX-in, marrin përsipër sigurinë në terren. Protestat anulohen, rikthehen funksionet dhe shërbimet komunale. Vazhdon jeta normale. U jepet aksesi punonjësve komunalë. Kryetarët e komunave dorëhiqen në verën e vitit 2023, duke shtruar rrugën për zgjedhje të hershme komunale. Zgjedhjet e parakohshme komunale mbahen këtë vit. OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin në mesin e komuniteteve OSBE-ja angazhon rininë në programet dhe proceset e pajtimit OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë