Plani për ndarjen e Kosovës me Vuçiqin dhe Thaçin, Rama: Legjenda kreshnikësh NULL NULL 27.09.2021 22:53 27.09.2021 22:53 Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhënien e tij me miliarderin amerikan , George Soros, ndërsa është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel. Sa i përket hipotezave se Rama, Vuçiq dhe Thaçi të mbështetur nga Soros po bënin plane për ndarjen e Kosovës, ai i ka quajtur legjenda kreshnikësh. “Unë i jam mirënjohës, çfarë është më e bukura, ka një legjenda kreshnikësh të treguara për njerëz për të brohoritur që e kanë gramaturën nën gramaturën e një fëmije, njerëz me tru të pazhvilluar pa ditur asgjë. Kjo ndarja e Kosovës është bërë fakt, se si u zhvillua plani, se si do ndahet Kosova fshehtas. Ku do shkonte, plani do ndahej natës Kosova? Nëse do të kishte plane do shkonte nëpër parlamente, referendume. I biri që ka marrë drejtimin e fondacionit së bashku me një grup njerëzish që është një prej tyre që ka qenë në bombardimet e Serbisë, Brajan mbështet Ballkanin e Hapur. Nuk e ka thënë Soros, është një iniciativë. Ballkanin e Hapur ta shpjegon si një njeri që e njeh ekonominë”, tha Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 9 minuta më parë