9:08, 16 Mars 2019

49 persona është konfirmuar se kanë vdekur në sulmin terrorist të së premtes në dy xhamitë e Christchurch të Zelandës së Re.

Zyrtarët tani po kryejnë detyrën e vështirë të identifikimit të të vdekurve, ndërsa asnjë viktimë ende nuk është emëruar zyrtarisht, njofton Klan Kosova.

Por, e qartë është se ata kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës dhe se shumë prej tyre ishin refugjatë që mendonin se kishin gjetur siguri në Zelandën e Re.

Shumë familje që ende nuk kanë pasur kontakt me të dashurit e tyre janë në pritje të tmerrshme për lajme nga ta.

Këtu janë disa nga njerëzit që raportohen si të vdekur apo të humbur deri më tani, shkruan BBC.

Daoud Nadi, plaku 71 vjeçar, ishte i pari i viktimave që u identifikua. Ai lindi në Afganistan, por e transferoi familjen e tij në Zelandën e Re në vitet 1980 për të shpëtuar nga pushtimi sovjetik.

Ai ishte një inxhinier, thuhet se kishte një dashuri për makinat e cilësisë së mirë, por në pensionin e tij ishte një udhëheqës komuniteti në Zelandën e Re. Ai ishte president i një shoqate lokale afgane dhe një mbështetës i njohur i grupeve të tjera të emigrantëve.

Daoud Nadi besohet se kur ishte në xhami ka dalë para plumbave për t’i mbrojtur njerëzit e tjerë kur u qëlluan nga armiku.

Djali i tij, Omari, e përshkroi babanë e tij për NBC News: “Nëse jeni nga Palestina, Iraku, Siria do të ishit personi i parë që ai do ta mbante dorën”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë