Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori

NULL NULL
23.06.2025 08:30

Një person ka mbetur i plagosur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të shtënave me armë pas një konflikti.

Mësohet se rreth orës 00:05, në lagjen  “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, ka qëlluar me armë ndaj J. Ç., 26 vjeç.

I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij po vijojnë në disa zona të Shkodrës dhe përreth.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.