Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosje me armë zjarri në Durrës

NULL NULL
03.07.2025 20:57

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Shkafane të Ishmit, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve policore, i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit ku mjekët konfirmuan se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është në kërkim të tij, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, raporton Top Channel.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.