Plagosja me thikë e 23-vjeçarit, zbardhet ngjarja në Tropojë NULL NULL 25.06.2025 13:28 25.06.2025 13:28 Policia ka zbardhur ngjarjen e të martës në Tropojë ku mbeti i plagosur me thikë një 23-vjeçar. Autoritetet kanë arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta. Po ashtu u arrestua edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Procedohet në gjendje të lirë edhe 23-vjeçari i plagosur pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Ndërkaq u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë (VIDEO) 9 minuta më parë
Kosova Haradinaj për mundësinë e zgjedhjeve të reja: Po shihet në matje se Kurti ka rënie (VIDEO) 15 minuta më parë
Kosova Haradinaj: Mendoj që një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues (VIDEO) 40 minuta më parë