Plagosja e të riut në Korçë, policia shpall në kërkim 22-vjeçarin NULL NULL 07.02.2025 08:29 07.02.2025 08:29 Një person u paraqit mbrëmjen e së enjtes në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë. “Kostandin Ziu, 26-vjeçar, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ai është sulmuar nga shtetasi J. R., 22-vjeçar, gjatë një konflikti fizik”, thuhet në njoftimin e policisë”, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R. ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aleanca ushtarake KS-AL-HR, ish-ushtaraku Qollaku: Vuçiqi, ia ka frikën kësaj nisme (VIDEO) 20/03/2025
Kosova Detajet tronditëse, Thaçi: I akuzuari për spiunazh mblidhte informacione për Hashim Thaçin (VIDEO) 20/03/2025