Lajmet e fundit

Një person është plagosur këtë të martë në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës se një person i plagosur me armë zjarri, ka kërkuar trajtim mjekësor.
“Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar ajo për redaksinë.
Sipas Ahmetit, është identifikuar personi i dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.