Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në Hamburg - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në Hamburg

NULL NULL
25.04.2023 16:46
Polizei Hamburg

Një shqiptar është plagosur në orët e para të së martes në Hamburg.

Ngjarja ndodhi në një qebaptore në Reeperbahn.

Një grup prej tre personash ishin ulur brenda në lokal dhe ishin duke diskutuar.

Siç raportojnë mediat gjermane, papritmas debati kishte eskaluar dhe njëri nga tëri nga të dyshuarit e kishte shkrepur armën.

31-vjeçari shqiptari u qëllua në bark, duke marrë plagë të rrezikshme për jetën.

Ai u dërgua në spitalin “St George”.

Të dyshuarit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Audi”, përcjell Klankosova.tv

Sipas mediave gjermane rasti mund të ketë lidhje me klanet e drogës brenda këtij qyteti/Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO