Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagoset me mjet prerës një i mitur në Fier

NULL NULL
11.01.2025 21:23
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.

Një i mitur është plagosur me mjet prerës në Fier mbrëmjen e së shtunës.

Sipas policisë, deri te plagosja e 16-vjeçarit erdhi për shkak të një konflikti të çastit.

Ndërkaq ende nuk ka të arrestuar, derisa Policia e Shtetit është në kërkim të tyre.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve,  po ashtu është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimit të policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.