Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, autori po kërkohet nga policia NULL NULL 24.04.2019 21:50 24.04.2019 21:50 Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit”. “Njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Sipas informacioneve që ka siguruar Policia e Kosovës, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Kurse, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 6 minuta më parë